Hoti: Hashim Thaçi e ka tejkaluar Ibrahim Rugovën

Rexhep Hoti nga PDK, në Interaktiv të KTV-së, tha se Isa Mustafa s’ka pasur vota për vendime të mëdha dhe u rrëzua nga partia e vet.

“Isa Mustafa u rrëzua nga partia e vet, nga 30 përqindëshi”, thotë Hoti, duke shtuar se edhe në postin e kryeministrit, Mustafa ka ardhur me votat e PDK-së.

Hoti tha se pothuajse nuk ka asnjë nismë të propozuar në Kuvend që nuk e ka përkrahur PDK, “por jo edhe të gjithë deputetët e LDK-së”, transmeton Koha.net.

Ai po ashtu tha se PDK e ka respektuar marrëveshjen e koalicionit me LDK-në, “por jo kjo e fundit”.

Tutje, ai mbrojti PDK-në duke e quajtur parti institucionaliste dhe tha se veprime sikur ai i, tashmë Presidentit Hashim Thaçi, me ndarjen e pushtetit me LDK-në, ka bërë vetëm Ibrahim Rugova, e madje tha se Thaçi e ka tejkaluar Rugovën.

“Hashim Thaçi e ka tejkaluar Ibrahim Rugovën me ndarje të pushtetit”, tha Hoti në Interaktiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button