Sondazhi i IRI-t për Maqedoninë: Pakënaqësi lokale para zgjedhjeve komunale 

Sondazhi mbarëkombëtar i publikuar sot nga Qendra për hulumtime të sondazheve e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon se shumica e qytetarëve janë të pakënaqur nga pushteti i tyre lokal.

“Derisa sfidave kombëtare të Maqedonisë iu është përkushtuar shumë vëmendje, shqetësimet mbi punën e qeverive lokale qartë pasqyrohen në këtë sondazh të fundit”, tha Ian Surotchak, Drejtori rajonal i IRI-it për Evropë. “Partitë politike duhet të gjejnë mënyrë që t’ju drejtohen çështjeve të rëndësishme për votuesit lokal para zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më vonë këtë vit”.

Pesëdhjetë e një për qind e të anketuarve janë deri diku ose shumë të pakënaqur me punën  e kaluar të kryetarëve të komunave, kurse 47 për qind shprehën qëndrimet e njëjta ndaj këshillave komunal.  Dyzet e gjashtë për qind raportuan se ishin gjithashtu të pakënaqur edhe nga administrata e tyre lokale. Në numër më të madh (37 për qind) janë të anketuarit që mendojnë se komuna e tyre është duke lëvizur në drejtimin e gabuar, 35 për qind janë neutral, dhe vetëm 23 për qind konsiderojnë se komuna e tyre është duke lëvizur në drejtimin e duhur.

Sa i përket pyetjes mbi integrimin evropian, shumica dërmuese përkrah anëtarësim në BE  (72 për qind) dhe NATO (71 për qind). Sidoqoftë, 59 për qind besojnë se Maqedonia sot është shumë më larg anëtarësimit të plotë në BE prej kur është bërë kandidate për herë të parë në vitin 2005. Derisa përkrahja për hyrje në BE dhe NATO mbetet përgjithësisht e fortë, përkrahja për anëtarësim në BE ka rënë pak nga sondazhi i mëparshëm mbarëkombëtar i IRI-it në nëntor të 2016 (prej 76 për qind në 72 për qind), kurse ka rënë edhe përqindja e të anketuarve që mbështesin anëtarësimin në NATO prej 77 për qind në 71 për qind.

Ky sondazh u zhvillua për Qendrën për Hulumtime të Sondazheve nga Brima, firma për hulumtim të tregut në bashkëpunim me Chariot LLC. Të dhënat janë mbledhur prej 4 – 12 mars, 2017, nëpërmjet intervistave ballë për ballë. Gjithsej 1,108 intervista u plotësuan me mostër që përfaqëson kombësinë, me margjinë të përgjithshme të gabimeve që nuk tejkalon plus ose minus 3 për qind në shtrirje mesatare të nivelit të besueshmërisë prej 95 për qind. Shkalla e përgjigjes ishte 71 për qind. Shuma e figurave në grafiket ose tabelat mund mos të jetë 100 për qind për shkak të rrumbullakimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button