Pakoja për EULEX-in “prish” ligjet

Me votën e tyre, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që të miratojnë një pako të ndryshimeve ligjore për t’i hapur kështu mundësinë ligjore transformimit, por edhe vazhdimit të mandatit të misionit të EULEX-it.

Bazuar në disponimin dhe pozicionet e shprehura, partitë parlamentare do ta mbështesin vazhdimin e këtij mandati, përjashtuar lëvizjen Vetëvendosje.

Proceduralisht, në këtë seancë pritet fillimisht të votohet për shmangie nga rregullorja e punës, shkruan “Tribuna”. Më pas, do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës.

Kjo procedurë është përdorur edhe në rastet e miratimit të ligjeve nga Pakoja e Ahtisaarit. Me shmangie nga rregullorja e punës, Kuvendi mund të caktojë seancën e miratimit të dytë dhe final të kësaj pakoje ligjore qysh për të enjten. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button