LGBT marrshuan në Tiranë, i bashkëngjitet edhe ajo e Maqedonisë
Ndryshe nga vite me pare, marshimi i LGBTI-ve është zhvilluar ne 13 maj, te njëjtën dite me protestën e opozitës, por dy ore me pare. Për këtë arsye parakalimi i tyre nuk është zhvilluar përgjatë bulevardit, por me devijime.
Disa përkrahës të LBGT Maqedoni ishin në kreun e marshit.
Te shoqëruar nga forca te shumta policie dhe grupi “Shqiponja”, përfaqësues te këtij grupimi kane marshuar me biçiklete nga sheshi “Nene Tereza”, per te kaluar ne zonën e bllokut deri pranë drejtorisë se policisë se Tiranës. Ne kthim, komuniteti LGBTI është kthyer ne këmbë.
Gjate marshimit nuk janë shënuar incidente. Homoseksualet janë ndalur para kryesisë se kuvendit duke kërkuar miratimin e ligjit per bashkëjetesën e personave me te njëjtën gjini.
E ndërsa nga çadra e opozitës kumbonin këngët patriotike, parada e homoseksualeve qe kaloi fare pranë tyre, shoqërohej nga muzika e Elton Xhon dhe Ed Sheran.
Parada është mbyllur para presidencës me hapjen e flamurit shumëngjyrësh, me përqafime dhe puthje mes tyre.
Marshimi i homoseksualëve dhe transgjinoreve u mbyll i qete, por nuk mungonin kureshtaret qe nuk fshehin dot habinë me sjelljet, veshjet dhe reagimet e tyre ne rruge.