Kryeministri Edi Rama komentoi letrën e komisionierit të BE Johannes Hahn

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të opozitës. Ai tha se opozita është mbyllur në bunkerin e plastmasit në bulevard nga frika e Vetingut dhe për të mbajtur në punë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. Rama tha se edhe para BE-së opozita ka humbur besimin, duke komentuar letrën e komisionierit Hahn, transmeton ABC News.

Nga Lezha, ku foli para të rinjve të këtij qarku që votojnë për herë të parë, Rama komentoi edhe letrën e komisionierit të BE-së Johannes Hahn drejtuar qytetarëve shqiptarë.

Kryeministri Rama ftoi të rinjte të dalin ne zgjedhje në 18 qershor për të mirën e Shqipërisë, dhe nuk e sheh aspak problem që opozita nuk dëshiron të bëhet pjesë e tyre.

Kryeministri ka përsëritur akuzat në drejtim të opozitës, që sipas tij, është mbyllur në bunkerin e plastmasit në bulevard.
Sipas Ramës, opozita nuk do të hyje në zgjedhje nga frika e Vetingut dhe për të mbrojtur gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button