VMRO-DPMNE-ja propozon tre termine për zgjedhjet lokale

VMRO-DPMNE-ja sot shpalli propozim vendim për dalje nga bllokada e punës të vetëqeverisjeve lokale pas mos mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Grupi i deputetëve të partisë do ta mbështesë çdo propozim për të cilin do të vendoset shumica parlamentare, por që qytetarët të mos pësojnë dëme, siç u theksua në konferencën e sotme për shtyp, janë të nevojshme zgjedhje lokale në një kohë sa më të afërt, të shpejta dhe efikase, transmeton MIA.

“I bëjmë thirrje shumicës parlamentare menjëherë të realizojë kushte për shpalljen e zgjedhjeve lokale dhe ta mundësojë punën e këshillave të komunave dhe kryetarëve të komunave në këtë midis periudhë”, tha në konferencën për shtyp deputeti Antonio Milloshoski i cili theksoi se VMRO-DPMNE-ja propozon mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 2 korrik.

Nëse shumica parlamentare nuk është e gatshme për zgjedhje të shpejta lokale në korrik, termini i dytë, që e theksoi Milloshoski dhe i cili është i pranueshëm, është mesi i shtatori, gjegjësisht 17 ose 24 shtator.

Nga VMRO-DPMNE-ja paralajmërojnë se çdo afat i ndarë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale do të krijojë pasoja më të mëdha negative për komunat dhe do të shkaktojë dëm më të madh në interes të qytetarëve në lidhje me vetëqeverisjen lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button