Katica Janeva: VMRO-DPMNE ka sunduar me krim dhe shantazh (VIDEO)

“Sundimi 10 vjeçar i VMRO-DPMNE-së është rezultat i veprimeve kriminele dhe shantazheve”, kështu deklarohet kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva në një intervsitë për “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase, njofton Portalb.mk.

Ai pret që të vazhdohet mandati i PSP-së dhe i ftoi të gjithë qytetarët që nëse kanë inçizime ose dëshmi për kryerjen e veprimeve kriminale edhe më tej të bashkëpunojnë me PSP-në.

Pritet e saj janë që ish kryeministri Nikolla Gruevski, do të nxirret përpara Gjykatës dhe do të jep përgjegjësi për dyshimet dhe akuzat të cilat i janë ngarkuar, por Janeva refuzon që të jep prognoza për përfundimin e atij procesi duke u thirrur në barazinë përpara ligjit dhe prezumimin e pafajësisë. Megjithatë, ajo nuk ka mëdyshje se në Maqedoni në 10 vitet e kaluara është sunduar me veprime kriminale dhe shantazhe.

Me Marrëveshjen e Përzhinës, PSP ka marrë mandat prej 18 muajve që t’i hetojë dhe procesuojë inçizimet nga bisedat e përgjuara të cilët i ka publikuar LSDM-ja. Mandati i skadon në fund të muajit qershor të këtij viti. Nga VMRO-DPMNE disa herë kanë thënë se janë kundër vazhdimit të mandatit, por shumica parlamentare dhe bashkësia ndërkombëtare insistojnë që Prokuroria Speciale punën e saj ta kryej deri në fund.

Pritet të formohet Qeveri e re, por një nga pikat e para për diskutimin në Kuvend do të jetë mu vazhdimi i mandatit të PSP-së për të cilën ekziston shumicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button