Tramp dhe Mun u dakorduan për bashkëpunim të përbashkët për Korenë Veriore

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dhe presidenti i sapozgjedhur koreanojugor Mun Xhe-in realizuan bisedë telefonike, ku u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë për zgjidhjen e krizës me programin bërthamor koreanoverior.

“Ky është një problem i ndërlikuar, por mund të zgjidhjet” tha Trampi gjatë bisedës.

Mun njoftoi se ata do të kenë qasje të harmonizuar drejt Koresë Veriore.

Të dy  biseduan që ta përforcojnë lidhjen midis SHBA-së dhe Koresë Jugore.

Trampi ia uroi Munit “fitoren e madhe” në zgjedhjet e parakohshme në Korenë Jugore dhe e ftoi për vizitë në Uashington sa më shpejt që të jetë e mundur, njoftoi pres shërbimi i Shtëpisë së Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button