Në palestër… për të fjetur

Të lodhur e të djersitur, sesione ushtrimesh deri në lodhje totale. Në Britaninë e Madhe shkohet në palestër… për të fjetur.

Kursi i quajtur “napping” (dremitja) është i hapur për të gjithë. Në sallat e palestrës nuk ka asnjë vegël stërvitjeje, por vetëm krevatë komodoë me jastëk për të marrë një sy gjumë për 45 minuta.

Idea anti stres është bërë realitet në palestrat e linjës David Lloyd Clubs dhe ka pasur mjaft sukses në Britani, transmeton Top Channel. 

Përveç të tjerash gjumi i mirë është faza e parë e mirëqënies, kështu që pse të mos mësoni veten ta bëni këtë në palestër. Këshu kanë menduar krijuesit e Bed Dreams, prej 30 vitesh prodhues dyshekësh. Ai që mbledh pjesëmarrësit në kursin e gjumit është një instruktor që përgatit seancën e përgjumjes. Dhe gjatë sesionit të gjumit, nuk ka asnjë shqetësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button