Pamje fantastike nga kompleksi i manastireve në Greqi (Foto)

Në afërsi të lumit Peneus në Greqi, rrezë malit Pind, mbi fushën e Thesalisë, gjendet një varg i merkullive gjeologjike të dala nga toka të njohura si Meteora apo shkëmbinj të varur në qiell
Era, uji dhe klima e ashpër këtu kanë gdhendur shtylla gjigante prej guri ranor, lartësia e të cilëve arrin deri në disa qindra metra, shkruan Gazeta Tema.

Që nga shekulli i 15-të në këto shtylla janë ndërtuar manastire ortodokse. Gjithsej n to janë ndërtuar 24 manastire, ndërsa vetëm 6 prej tyre janë ruajtur deri në ditën e sotme.

Murgjit e parë në këtë rajon janë shfaqur në shekullin e 11-të, por manastiret në vende të tilla të paarritshme filluan të ndërtohen në vitin 1453, për shkak të shqetësimeve lidhur me pushtimin e rajonit nga osmanllinjtë.

Në ditët e sotme deri tek manastiret mund të arrihet me anë të shkallëve të gdhendura në shkëmb, apo urave që i lidhin manastiret me shkëmbinjtë e afërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button