Basha: Nuk ka zgjedhje në 18 qershor, nuk ka lista të ligjshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti se në datën 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje, pasi nuk ka lista të ligjshme në KQZ, njofton top-channel.

“Rama ia ka kaluar edhe Ramiz Alisë me çmendurinë e tij. Kërkon të shpikë fasadën e një pluralizmi që nuk ekziston. Në këto zgjedhje nuk është regjistruar asnjë subjekt tjetër përveçse një koalicioni. KQZ-ja është kapur në flagrancë dhe krim. Është një provë e kolapsit të republikës së vjetër. KQZ-ja ka marrë fund për ne si një entitet i republikës së vjetër”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD-së theksoi se, “nëse republika e vjetër mbetet në këmbë, pensionet do të vazhdojnë të bien në fuqinë e tyre blerëse, pasi rritjet e inflacionit nuk do të shkojnë te pensionistët, por te pushtetarët e korruptuar”.

“Edhe fermerët nuk do të shohin asnjë subvencion sepse ato para’ zhduken në xhepat e kastës së korruptuar”, shtoi Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button