Dy zyrtarë të administratës Obama do të dëshmojnë për “ndërhyrjen ruse” në zgjedhje

Dy zyrtarë të lartë të administratës së ish-presidentit Barack Obama, më 8 maj do të dëshmojnë para një komiteti të Senatit, si pjesë e hetimit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara më 2016, njofton REL.

Para Komitetit për Drejtësisë të Senatit do të dëshmojë, Sally Yates, e cila qëndroi në administratën Trump përpara se të largohej nga puna 10 ditë më pas. James Clapper, që ka shërbyer si drejtor i inteligjencës kombëtare në administratën Obama, po ashtu do të dëshmojë para këtij komiteti.

Senati dhe komitetit për inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve po ashtu janë duke hetuar ndërhyrjen e Rusisë në fushatën zgjedhore dhe për çfarëdo lidhje që mund të ketë pasur në mes të Moskës dhe ekipit të Trumpit.

Yates pritet të dëshmojë për atë se çfarë dinte administrata e Trumpit për komunikimet me zyrtarët rusë para dhe pas zgjedhjeve, të ish-këshilltarin e presidentit për siguri kombëtare, Michael Flynn.

Flynn u largua nga puna nga presidenti Donald Trump më 13 shkurt, vetëm 24 ditë pasi kishte marrë detyrën.

Trump kishte deklaruar se e ka përjashtuar nga puna Flynnin për shkak se ai kishte gënjyer se kishte biseduar me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës tranzitore të pushtetit në SHBA.

Ndërkaq, Clapper me gjasë pritet të dëshmojë në atë se a ka ndonjë provë se anëtarët e ekipit tranzitor të Trumpit, kanë bashkëpunuar me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button