Protesta e PD – Basha s’tërhiqet nga qeveria teknike, paralajmëron marshim në bulevard

Kreu i PD Lulzim Basha tha se me tërheqjen e kanidatit të PS në Kavajë, Republika e Re shënoi fitoren e parë.
Edhe as këtij vendimi të marrë nga kryeministri Rama, përsëri Basha nuk tërhiqet nga qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme duke paralajmëruar edhe një marshim javën e ardhshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Basha: Republika e re sapo shënoi fitoren e saj të parë. Falenderimi im i parë është për qytetarët fisnikë të Kavajës, për të rinjtë dhe të rejat e Kavajës.

Përfundimi i vetëm i kësaj beteje do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ultimatumet i refuzojmë, bëhuni pjesë e zgjidhjes për republikën e re, zgjedhjeve të lira ose përballuni me bashkimin dhe marshimin më të madh kombëtar javën e ardhshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe pas kësaj në çdo shesh e në cdo rrugë të cdo qyteti dhe fshati ku vullneti për demokraci nuk zbrapset më. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftë dy faktorëve të destabilizimit krimit dhe drogës, preferojmë me dialog por të vendosur të protestojmë paqësisht drejt zgjidhjes. Këto janë rrugët nga e cila kalon e ardhmja europiane e Shqipërisë, transmeton Ora News.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button