Digjet nga një automjet në Shkup dhe në Manastir

Dy automjete udhëtarësh janë djegur mbrëmë në Shkup dhe në Manastir, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt.

Në rr. “Jurij Gagarin” në Shkup është djegur një veturë “audi” me targa të Shkupit, pronë e shkupjanit I.S. (43). Automobili është djegur tërësisht nga timoni deri te pjesa e prapme. Ekspertizë do të kryhet gjatë ditës.

Në Manastir në rr. “Pitu Guli” është djegur në automjet “BMW” pronë e B.R. , i cili ka ndërruar jetë. Ekspertizë në vendngjarje ka kryer një ekip i SPB Manastir. Ndërmerren masa për vërtetimin e shkaqeve për vënien e zjarreve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button