Dhuna, Prokuroria ndërlikon hetimin e MPB-së

Prokuroria e Marko Zvërlevskit minon hetimin për dhunuesit në Kuvend- thonë ekspertët juridik. Kjo prokurori përveç që ka kërkuar personat pjesëmarrës në dhunë të ngarkohen për vepra më të lehta penale, nga ajo që fillimisht kërkonte MPB, nga dita e djeshme Zvërlevski doli me kërkesë të re për policinë. Ai kërkon që të theksohen pasojat konkrete dhe në mënyrë faktografike të dokumentohen provat, mëson Alsat M.

Ekspertët juridik vlerësojnë se me këtë, Prokuroria e Zvërlevskit blen kohë, edhe përkundër që posedojnë një sërë incizimesh me elemente dhune andaj është obligimi i tyre ligjor  dhe jo i policisë që të konfirmojnë se për cilat vepra do të ndiqen protestuesit e dhunshëm. Ish prokurori publik, Jovan Tërpenovski konsideron se është e domosdoshme Prokuroria urgjentisht të formojë ekip i cili do t’i analizoj filmimet. Në këtë mënyrë shumë më lehtë do të vlerësojë se për cilat vepra penale do të ndjekin individët nga turma që sulmoi deputetët.

Nga Prokuroria për kërkesat e tyre deri tek MPB-ja thonë se janë dezinformatë. Ndryshe, për ngjarjet e fundit në Kuvend deri më tani janë arrestuar 15 persona, ndërsa tetë prej tyre janë në paraburgim në Shutkë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button