Gjermania do të ndalojë votim në territorin e vet të referendumit për kthim të dënimit me vdekje në Turqi

Qeveria gjermane do të ndalojë që banorët e shtetit me prejardhje turke të votojnë në një referendum të mundshëm për kthimin e dënimit me vdekje në Turqi, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Shtefan Zajbert.

“Politikisht është e pamundur të dakordohemi për votim që është në kundërshtim me Kushtetutën tonë dhe vlerat evropiane”, tha ai.

Rreth 1,4 milionë turq të cilët jetojnë në Gjermani, kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje turke. Rreth gjysma e tyre dolën në referendumin për zgjerim të kompetencave të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoan.

Minsitria gjermane e Punvëe të Brendshme theksoi paraprakisht se Qeveria në Berlin duhet të lejojë mbajtje të proceseve politike të shteteve të tjera, siç është referendumi, në territorin e vet.

Muajin e kaluar ishte lejuar votimi në Gjermani në referendumin për reforma në Kushtetutën turke.

martin Shulc, lider i Partisë socialdemorkate të Gjermanisë (SPD) dhe kundërkandidat kryesor për funksionin e kancelares Angela Merkel në zgjedhjet në shtator, deklaroi për “Shpigel” se “nuk mund Gjermania të lejojë votim të tillë në territorin e vet6, sepse është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat e veta”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button