Promovohet Udhërrëfyes për prindër për shëndet, rritje dhe zhvillim të fëmijës

Udhërrëfyesi i parë për prindër për shëndet, rritje dhe zhvillim të fëmijës (nga zero deri në tre vjeç) është promovuar sot nga ana e Shoqatës së Infermiereve, Teknikëve Mjekësor dhe Akushereve e Republikës së Maqedonisë dhe zyrës së UNICEF-it.

Infermieret patronazhe do t’ua shpërndajnë Udhërrëfyesin prindërve të të gjithë fëmijëve të sapolindur në vend gjatë vizitës së tyre të parë, ndërsa kjo do t’u ndihmojë sa më mirë ta shfrytëzojnë që të mund ta masin rritjen dhe zhvillimin e fëmijës së tyre. Udhërrëfyesi është përpunuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Shoqatën e Pediatërve, Shoqatën e Neonatologëve dhe Shtëpinë e Shëndetit – Shkup.

Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Tatjana Baevska Vuçkoviq tha se Udhërrëfyesi për prindër bazohet në përvojën e diturisë nga ekspertë nga sfera të ndryshme të cilët dy vite e gjysmë kanë punuar edhe në përpjekjet serioze lidhur me atë që është më e rëndësishme – informata dhe rëndësia për kujdesin për fëmijën të paketohet në një produkt i cili do të jetë i qasshëm për çdo prindër të cilit do t’i japë një siguri në kujdesin e përditshëm për fëmijën e tij.

“Parandalimi është çelës i shëndetit publik. Shërbimi patronazh është pjesë e shërbimeve parandaluese dhe është në lidhje të pandashme me ekipet parandaluese të cilët e ndjekin rritjen dhe zhvillimin e fëmijës dhe e kryejnë imunizimin. Infermierja patronazhe është ajo e cila pas lindjes së fëmijës është e para e cila hyn në shtëpinë e çdo familjeje edhe krahas kujdesit dhe këshillave se si të veprohet me të sapolindurin në ditët e para, ajo e shikon edhe atmosferën dhe mjedisin se ai fëmijë ku do të rritet dhe zhvillohet”, theksoi Baevska Vuçkoviq.

Водич за родители22

Theksoi se roli i infermieres patronazhe është që ta inkurajojë të ëmën që të japë këshillë adekuate, ta vlerësoj mjedisin në të cilin jeton dhe se si do të zhvillohet ky i sapolindur, për shkak se, siç shpjegoi, konkretisht për Shtëpinë e Shëndetit Shkup në nivel vjetor ka prej 7.500 deri në 8.000 të sapolindur të cilët jetojnë në mjedise dhe familje të ndryshme.

Me këtë Udhërrëfyes nga zero deri në tre vjeç, i bëmë hapat e parë dhe në të janë përfshirë tema të cilat janë më të rëndësishme në tre vitet e para për atë që është fitim më i rëndësishëm i shprehive jetësore të cilët fëmija më tej në jetë do t’i ketë.

Zëvendës-përfaqësuesja e zyrës së UNICEF-it, Elspet Erikson tha se që të bëhesh prind i mirë, i cili e di se çka të bëjë dhe se çka do të jetë më mirë në kujdesin për fëmijën e tij nuk është çdoherë aq lehtë.

“Në Udhërrëfyes janë përfshirë këshilla dhe informata për atë se çka duhet të dijë çdo prind, janë përfshirë informata për zhvillimin duke i përfshirë edhe ato për ushqimin dhe gjidhënien, kalendari për imunizim, harta për ndjekje të lartësisë dhe peshës, siguria i fëmijës dhe të gjithë përcaktimet zhvillimore me të cilat prindi është i vetëdijshëm për zhvillimin e fëmijës së tij”, theksoi Erikson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button