Rama dhe Basha nuk arritën marrëveshje për tejkalimin e krizës politike

Raundi i dytë i bisedimeve mes kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe liderit të PD-së Lulzim Basha në Presidencë ka zgjatur rreth dy orë dhe në përfundim të tij, shefi i Qeverisë foli për ofertën që i ka bërë opozitës.

“Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë para një dite! Oferta që unë i kam bërë Partisë Demokratike, është ajo e ditura, për të ndërtuar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve ku Partia Demokratike të ketë të dy sytë në proces nga brenda qeverisë me një zëvendëskryeministër dhe tre zëvendësministra në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Ministrinë e Arsimit”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se sipas propozimit këta kandidatë duhet të propozohen nga PD-ja, por të mos anëtarë të saj.

“Gjithashtu, së bashku me tre përfaqësues të SHBA, BE dhe OSBE-së të udheqin grup udhëheqës i cili do të kontrollojë se shteti dhe paratë e tij nuk do të keqpërdoren për fushata zgjedhore”, shtoi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se propozimet e Kryeministrit Rama për daljen nga kriza, janë propozime teknike dhe jo politike, siç është kërkesa e opozitës, transmeton Top Channel.

“Propozimet e ofruara nuk ofrojnë zgjidhje politike. Ajo që është ofruar sot, është një proces monitorimi teknik dhe jo një zgjidhje politike, siç kërkohet dhe lipset. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike. Zgjidhja e ofruar nuk është zgjidhje politike”, tha Basha.

Kreu i PD tha se janë dy kollona ku bazohet propozimi i opozitës.

“Propozimi ynë ka qenë i qartë dhe me dy kollona. E para qeveria teknike me mandat për të zgjidhur dhe ndalur krimin e drogën. Kollona e dytë është eksplorimi i mundësisë që brenda gjashtë muajve të organizohet votimi dhe numërimi elektronik”, shtoi Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button