Jakupi e ka siguruar medaljen e parë për Maqedoninë në KE në karate

Karateisti shqiptar nga Maqedonia, Berat Jakupi e ka siguruar medaljen e parë në Kampionatin Evropian që po mbahet në qytetin turk Koxhaeli.

Njëri nga karateistët tanë më të mirë ka arritur që të plasohet në finalen në kategorinë deri në 84 kilogramë, me çka Jakupi tashmë e ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë.

Në luftë për medaljen e arit Jakupi do të takohet me reprezentuesin nga Turqia, Ugur Aktash.

Në rrugën për në finale karateisti shqiptar nga Maqedonia në xhiron e parë e ka fituar rusin Denis Densenko me 2-1, në luftën e dytë ka qenë më i mirë nga bjellorusi Anton Isakau, ndërsa në çerekfinale nga garuesi boshnjak Meris Muhoviq, ndërsa në luftën gjysmëfinale Jakupi e ka fituar edhe grekun, Georgios Canos.

Ky është suksesi i parë i madh për karateistin shqiptar nga Maqedonia në KE të 52-të në Turqi edhe atë të realizuar në ditën e parë garuese. Ekspedita e Maqedonisë numëron 14 reprezentues, ndërsa krahas Beratit, presim paraqitje të mira edhe nga Emill Pavllov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button