Mot i paqëndrueshëm dhe shi i rrëmbyeshëm edhe sot pasdite

Sot pasdite moti sërish do të jetë i ndryshueshëm dhe paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fuqishme. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore. Temperatura maksimale gjatë ditës do të jetë në interval prej 23 deri në 29 gradë Celsius.

Vijon periudha e motit të ndryshueshëm dhe të paqëndrueshëm, në orët e pasdites me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, me ç’rast sot dhe nesër kushte për mot të paqëndrueshëm do të ketë kryesisht në rajonet malore, ndërsa të premten dhe të dielën moti i paqëndrueshëm do të jetë në disa vende, veçanërisht në veri dhe lindje të vendit.

Të shtunën nuk priten reshje, por do të fryjë erë kryesisht e përforcuar veriperëndimore e cila do të sjellë ulje të temperaturës së ditës.

Mot më i vranët dhe me erë veriore do të jetë edhe të hënën, kur nën ndikimin e valës së re të reshjeve të shiut priten edhe në pjesën më të madhe të ditës. Temperatura e ditës e ajrit do të jetë në ulje dhe do të lëvizë në interval prej 14 deri në 24 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button