Mej e akuzoi BE-në se tenton të përzihet në zgjedhjet britanike

Kryeministrja britanike Tereza Mej i akuzoi “politikanët evropianë, BE-në dhe mediat në Evropë” se i kërcënohen Britanisë së Madhe në tentim për të ndikuar ndaj rezultatit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.

Mej deklaroi se “burokratët në Bruksel dhe disa në BE” dëshirojnë mossukses të negociatave për Bregzitin.

Sipas kryeministres britanike, e cila gjendet në mes të fushatës parazgjedhore, ngjarjet nga ditët e fundit kanë treguar sa të vështira do të jenë negociatat për “ndarjen e Britanisë së BE-ja”.

Ajo i akuzoi, siç tha, “gazetat kontinentale” se mjaftë gabimisht e kanë prezantuar pozitën negociuese britanike dhe pohon se BE-ja e “ashpërson pozitën e saj” ndaj Britanisë së Madhe.

Sipas Mej, e gjithë kjo është bërë me qëllim para zgjedhjeve të parakohshme më 8 qershor, që të ndikohet ndaj rezultateve.

Sulmi i ashpër ndaj BE-së dhe Brukselit dhe akuzat serioze, madje edhe për gazetat, vjen edhe krahas disa angazhimeve të mëhershme të saja publike të theksuara për krijimin e atmosferës konstruktive para fillimit të negociatave.

Ato ishin reagim i disa deklaratave të pakontroluara të disa ministrave britanike nga radha e ithtarëve të Bregzitit, si dhe të euforisë së vazhduar antievropiane në pjesën e mediave londineze.

Të martën Mej në një deklaratë për Bi-Bi-Si iu kërcënua kryetarit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker se “do të shoh sa një grua e rrezikshme” mund të jetë ajo, pasi disa media gjermane akuzuan se ai paraprakisht ka thënë se ajo “jeton në një tjetër galaktikë”.

Reagimi i tillë i Mej, erdhi pasi funksionari i lartë i Partisë së saj konservatore deklaroi se edhe për Britaninë e Madhe edhe për BE-në është më mirë të “ulet tensioni” dhe të qetësohet retorika e ashpër.

Që para fushatës së tanishme zgjedhore, Mej dhe disa ministra të saj porositën të krijojnë atmosferë në opinionin britanik për atë se Bregziti do të paraqesë sukses për vendin.

Në Bruksel, megjithatë, shikimi i tillë i Londrës nuk pranohet sepse mendohet se nuk ka asgjë të suksesshme për të dyja palët, kur një vend anëtar pas 44 viteve largohet nga BE-ja.

Tani për tani nuk ka reagime publike për sulmin e fundit të ashpër të Mej ndaj BE-së, por Bi-Bi-Si zbulon se funksionari i lartë u Unionit ka deklaruar se akuzat janë në sferën e “fantazisë së pastër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button