Në Bogdanci referendum për minierën Kazandol

Qytetarët e komunës Bogdanci më 11 qershor të këtij viti në referendum do të deklarohen nëse janë për apo kundër punës së minierës së bakrit Kazandol afër Vallandovës, vendosi mbrëmë unanimisht këshilli komunal pas nismës së parashtruar nga shoqata qytetare “Shpëtim për Bogdancin”.

Të gjithë 11 anëtarët e Këshillit komunal, nga pesë nga VMRO-DPMNE dhe LSDM dhe një nga VMRO-PP e mbështetën nismën nga shoqata qytetare sipas të cilës duhet të dëgjohet zëri i popullit rreth punës së minierës së bakrit në komunën fqinje.

Nisma për Bogdancin pason pasi që para rreth dhjetë ditësh qytetarët e komunës së Gjevgjelisë në referendum me shumicë të madhe votash u deklaruan kundër hapjes së minierave të arit në malin Kozhuf

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button