Buffon arrin rekord me Juventusin në Ligën e Kampionëve

Gianluigi Buffon me paraqitjen ndaj Monacos sot ka bërë 100 paraqitje në Ligën e Kampionëve në fanellën e Juventusit.

39 vjeçari që ishte bashkuar me “Zonjën e Vjetër” më 2001 nga skuadra e Parmas, ka fituar shtatë Serie A me Juventusin dhe dy herë ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.

Sot është bërë italiani i dytë, pas Paolo Maldinit, që ka 100 paraqitje në Ligën e Kampionëve vetëm për një ekip. Maldini kishte 106 paraqitje për Milanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button