Juve me një këmbë në finale, Higuain vendimtar

Juventusi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt finales së Ligës së Kampionëve, pasi sot fitoi në udhëtim te Monaco, raporton Koha.net.

“Bianconerët” fituan me rezultat 0-2 ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Fjalën kryesore në këtë takim e pati sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili shënoi të dy golat.

Ai shënoi në minutat 29 dhe 59, pas dy asistimeve nga Dani Alves.

Finalisti do të mësohet pas ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button