Gruevski: Mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjit është diktaturë

Në shoqërinë demokratike sundimi i shumicës  nëse nuk bazohet mbi parimet e sundimit të drejtësisë, në të vërtetë paraqet dhe quhet “Diktaturë”. Asnjë qeveri demokratike në botë nuk mund të zgjedhet me shkelje të parimit të sundimit të drejtësisë. Kjo në start paraqet diktaturë, shkroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në profilin e tij në Fejsbuk, transmeton MIA.

“Talat Xhaferi ka hyrë në kabinetin e kryetarit të Kuvendit me shkelje brutale të Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores së Kuvendit. Gjithçka që në të ardhmen do të miratohet me pjesëmarrje të tij, nënshkrim ose çfarëdo qoftë aktiviteti, do të jetë fryt i pemës së helmuar, do të jetë fryt i aktit diktatorial për emërim të Kryetarit të Kuvendit”, thotë Gruevski.

Shumë qeveri diktatoriale, shtoi Gruevski janë pranuar nga sistemet demokratike, nga një arsye ose një tjetër.

“Kjo nuk do ta ndryshojë imazhin. As nuk kanë pasur shumicë, për të cilën nuk ka pasur regjistrim, numërim, stenograme dhe ngjashëm, për aktin antiligjor dhe antikushtetues”, shkroi Gruevski në profilin e tij në Fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button