E keni menduar: Pyetjet që duhet t’ia parashtroni vetes përpara se të përfundoni lidhjen

Pas zënkave të pafundta, ndarja mund të duket si zgjidhja e vetme në katrahurë. Por ja disa nga gjërat që duhet të merrni parasysh. A po nxjerr në konkluzione? Molly Barrow, me doktoraturë, një psikologe klinike dhe autore e Matchlines for Singles, thotë se shpesh sheh gra që pretendojnë se mërzitja e tyre shkaktohet krejtësisht prej partnerit të tyre. Në qoftë se je e bindur që bashkëshorti është problem, dhe veçanërisht në qoftë se e kap vazhdimisht veten duke i thënë që është ai që ka zënë rrugën e lumturisë tëndë, Barrow rekomandon hedhjen e mendimeve në letër.

“Ngadalësoje komunikimin”, – thotë ajo. Kjo nuk do të thotë të mbushësh 22 faqe me qortimë ndaj partnerit. Ideja është që, pasi je larguar zënkës tipike, mund të njohësh edhe pjesën tëndë në festën e stresit që po ndodh në shtëpi -financat e pakta, presioni në punë, ndjenjat e depresionit, apo lodhja nga përmbushja e nevojave të fëmijëve. Letra i shërben dy qëllimeve: i jep atij njohuri mbi ç’të mërzit ty, dhe të informon edhe ty gjithashtu. Sa e madhe është hapsira midis partnerit tim dhe meje? Të gjitha e dimë që Princi i Kaltër nuk ekziston.

I themi vetes që pritshmëritë tona janë realiste. Por gjithësesi, pyetjet që i bëjmë vetes mbi marrëdhëniet tona, shpesh janë tepër sipërfaqësore për të pasur rëndësi, thotë Barrow. Ajo nënkupton që çarjet që ndodhin me kalimin e kohës, për shkak të marrëdhënieve seksuale të pakënaqshme, mungesës së komunikimit apo kontrasteve në personalitet, nuk janë vendosmërisht të pariparueshme. Ndryshe nga mangësira evidente si: qëllime afatgjata jashtë pritshmërive, pamundësisë së partnerit për të të mbështetur gjatë suksesit, abuzimeve me substancat apo tradhëtisë, shumë nga problemet mund të zgjidhen me bashkëpunimin e të dyja palëve, respektimin e të drejtës së tjetrit për të mos rënë dakord dhe me fare pak fleksibilitet. A kam marrë pak pushim…vetëm?

“Në mënyrë absolute nuk mund ta ndryshosh partnerin,” thotë Barrow, “por fiks si Fred Astaire dhe Ginger Rogers, në qoftë se Ginger merr një drejtim tjetër, kërcimi duket ndryshe.” Me këtë ajo nënkupton të provuarit të diçkaje ndryshe. Për shembull, mund të divorcohesh “për pak”, duke iu larguar familjes e partnerit për pak ditë. (Mund të shkosh për një ecje të gjatë, nëse e para nuk është e mundur.) Një pushim, sado i vogël, do të tëjapë mundësinë të mendosh se si mund të bësh ndryshime që të përmirësosh jetën në botën tënde. Rilidhja me miq, limitimi i angazhimeve në shkollën e fëmijëve, apo pak palestër mund të të ndihmojë në lehtësimin e tensionit mids teje dhe partnerit. Sa i madh do të jetë efekti pas ndarjes? Ndoshta ke një mendim ëndërrimtar më shumë se duhet për një jetë pa të. Ndoshta ke imagjinuar fundjava të gjata, ku ti vetë e vendos se çfarë të bësh dhe kur.

Ndoshta ke menduar edhe për efektet negative të ndarjes: sfida e pagesave të faturave ose orët e limituara kushtuar vetes. Por e ke konsideruar seriozisht një të ardhme post-bashkëshort? Së pari, bashkëshorti yt mund të dojë të marrë pjesë më shumë në vendimet që kanë të bëjnë më aktivitetet ekstrakurrikulare të fëmijëve. Së dyti, takimet nuk janë njëlloj si atëherë kur ishe 25 vjeç. Në qoftë se je në të tridhjetat (apo më shumë), imagjinon party të mbushura me djem të zgjuar, të këndshëm dhe sharmantë?

Nuk e ke gabim. Por këta djem janë ose të martuar, ose të lidhur, ose duke kaluar nëpër divorce po kaq të tmerrshme edhe vetë. Barrow sugjeron që të marrësh çdo aspekt të endrrës dhe ta krahasosh me atë që ke. Është shumë e lehtë të gjykosh imperfeksionet e personit me të cilin rri prej kohësh. Por nuk është e drejtë për bashkëshortin tënd (ose për ty). Mund të të duhet kohë për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe për të vendosur nëse marrëdhënia ia vlen për tu shpëtuar, pa përmendur pastaj muajt që të duhen për ta shpëtuar atë. Por të përpiqesh të shpëtosh marrëdhënien pasi i ke përkeqësuar lidhjet, është afër së pamundurës, përfundon Barrow.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button