Politikanët të mësojnë përulësinë, cila është trashëgimia e Friedrich Von Hayek?

Siç dihet, Hayek shkruante se ai nuk ishte një konservator. Por 25 vjet pas vdekjes së tij, kjo nuk do të thotë se Hayeku nuk ka asnjë mësim për konservatorët.

Kështu hapet editoriali i shkruajtur për “Conservative Home” nga Philip Booth, drejtor editorialesh i “Institute of Economic Affairs”. Think-tanku londinez, themeluar në vitin 1955 me frymëzim pikërisht nga fituesi i Nibelit për Ekonomi, Friedrich Von Hayek, është i njohur mbi të gjitha për faktin që hodhi themelet intelektuale të “revolucionit thatcherian”.

“Idetë e Hayekut ishin komplekse. Dhe që kur shkruajtu post scriptum-in e tij të famshëm, ‘Shoqëria e Lirë’, Partia Konservatore ndryshoi një herë e përgjithmonë”.

Booth vazhdon duke treguar tre mësime të Hayekut, që konservatorët duhet t’i mbajnë mirë parasysh. “Konkurrenca, mbi të gjitha, mundëson efiçencën, lejon që idetë e mira të kopjohen dhe përhapen dhe u mundëson kompanive dhe institucioneve që përmbushin funksione sociale, që të prosperojnë.

Së dyti, Hayek ishte një kampion i “common laë”. Ky konsiston në zbatimin e parimeve juridike të vendosura tashmë, ndaj situatave të reja. Gjykatësi natyrisht që nuk i shpik ligjet, por zbaton parime ligjore të konsoliduara në çështjet e reja juridike”.

Ky leksion duket sikur është i rezervuar për ata pak vende të botës që janë themeluar mbi të drejtën anglosaksone, por në të vërtetë kur Booth flet për “grupe ‘ekspertësh’ që mendojnë se dijnë a priori, dhe në detaje, cilat norma dhe rregulla janë më të mirat për jetët tona”, nuk janë të paktë ata që mbështesin idenë se ligjet duhet të jenë pak, të përgjithshëm dhe abstraktë.

“Në fund – vazhdon Booth – siç e dinë me siguri shumë lexues, unë ushqej një interes të madh për doktrinën sociale të kishës. Të krishterët janë sot e kësaj dite shumë me ndikim mes konservatorëve. Një pikënisje e mirë, për një të krishterë, është pranimi me përulësi i mspërsosmërisë njerëzore, duke përfshirë edhe mospërsosmërinë në dije. Të krishterët duhet të jenë kureshtarë nga një shkollë ekonomike (si ajo e Hayekut), që ka si themel të vetin një prej tipareve kryesore të mendimit të krishterë: pamundësinë e gjithëdijenisë tek qeniet njerëzore. të krishterët, dhe kushdo tjetër që ëndërron një botë më të mirë, mund të mësojnë nga Hayeku, që pikërisht për shkak të kësaj gjendjeje njerëzore, levat e qeverisë mund të përfundojnë duke prodhuar pikërisht të kundërtën e asaj që kishin për qëllim, dhe që për këtë arsye bëjmë mirë të punojmë mbi të gjithë institucionet e rrënjohur në komunitete dhe në shoqëri, se sa përmes shtetit”.

“Hayeku – përfundon Booth – na ka mësuar përulësinë. Duhet të vazhdojmë t’ua kujtojmë politikanëve tanë, liderëve të kishës dhe ekonomistëve, që nëse ka një gjë që e dijmë me siguri, është se kurrë nuk do të dijmë mjaftueshëm”. / Përgatiti: bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button