PE: Ivanov menjëherë të ndalojë pengimin kundër procesit demokratik

Të gjitha institucionet e BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve janë në të njëjtin qëndrim kur bëhet fjalë për situatën në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Kësi lloj harmonizimi të qëndrimeve pothuajse edhe nuk ka pasur në ndonjë rast tjetër”, tha Ivo Vajgël, raportuesi Euro-parlamentar për Maqedoninë.

“Duke pasur parasysh veçantinë e qëndrimeve të  tyre askush nuk mund t’i thotë bashkëbiseduesit maqedonas asgjë tjetër përveç qëndrimit të përbashkët – ndërsa ky respekt i rezultateve të zgjedhjeve të cilat kanë qenë të njohura ndërkombëtarisht, rezultat i cili i lejon shumicës së re parlamentare të formojë qeveri”, tha ai.

Ai konsideron se ngjarjet e 27 prillit nuk janë vetëm turp për Kuvendin e politikës maqedonase por janë paralajmërim për politikanë maqedonas se është momenti i fundit që të kthehen në rrugën e demokracisë.

Njëkohësisht, i djathti Eduar Kukan, socialisti Knut Fllekenshtajn dhe lideri Ivo Vajgël nga Parlamenti Evropian (EP) sot do të kërkojnë nga kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi që menjëherë t’i ndërmarrë të gjitha funksionet e Shtëpisë ligjvënëse të cilat i takojnë dhe të fillojë me punë në Kuvend.

Ata gjithashtu ftojnë VMRO-DPMNE-në të përfundojë me pengimet ndaj punës së Xhaferit dhe Gjorgje Ivanovi të ndalojë dhe atë menjëherë me pengimet ndaj procesit demokratik në Maqedoni.

Ndërsa të gjitha partitë politike dhe liderët e tyre të organizojnë takim dhe bashkëpunim konstruktiv për aplikimin e marrëveshjes së Përzhinos të para dy viteve.

Ata gjithashtu ftojnë për hetim të plotë të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

Pas dy shtirjeve në mars dhe në prill, këtë javë duhej të votohej rezoluta e PE-së për Maqedoninë, autor i të cilit është Vajgël por kjo nuk do të ndodhë.

“Propozimi im është votimi të vihet në rend të ditës në PE kur situata në Maqedoni do të normalizohet dhe deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Në atë rezolucion bëhet fjalë për reforma të cilat duhet ta afrojnë Maqedoninë deri te bisedimet për anëtarësim në BE. Rezoluta është stimul për punë ndaj reformave për partitë politike ndërsa atë për momentin nuk e kemi”, tha Vajgël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button