VMRO-DPMNE: Qytetarët kërkojnë që ligjet dhe procedurat të vlejnë për të gjithë

 VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese thekson se “është koha që LSDM-ja ta dëgjojë zërin e popullit, i cili kërkon ta hedhë poshtë Platformën e Tiranës dhe ta tërheq kryetarin e Kuvendit i cili u zgjodh në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, thekson VMRO-DPMNE-ja, kërkojnë që ligjet dhe procedurat të vlejnë për të gjithë dhe askush të mos guxojë t’i shkelë ose t’i anashkalojë.

“LSDM-ja po e mashtron popullin. E mashtron me vendosjen e Platformës së Tiranës pas zgjedhjeve dhe pastaj edhe me tentimin në mënyrë të paligjshme të zgjedhin kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Kjo dhunë politike ndaj Kushtetus, ligjeve dhe Rregullores nga ana e LSDM-së shkaktoi zemërim te qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Provokim shtesë te populli i Maqedonisë shkaktoi tentimi i paligjshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i cili ishte jashtë Rregullores për punë, Kushtetutës dhe ligjeve”, thuhet në kumtesë.

Kryetarin e Kuvendit, shton VMRO-DPMNE-ja, LSDM-ja e zgjodhi jashtë të gjitha procedurave, në seancën veç më zyrtare të përfunduar, pa regjistrim zyrtar, pa stenogram, pa të drejtën e fjalës së deputetëve.

Përsërit se nuk mbështesin dhunë fizike, por se e dënon edhe sipas tyre, dhunën politike të cilën e bën LSDM-ja ndaj institucioneve, Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button