Lëndohet rëndë një qytetar i Gostivarit pasi me automjet ka rënë në greminë

Një person është lënduar rëndë mbrëmë pasi me automjet ka dalë nga rruga lokale Kunovë – Belovisht, të Gostivarit. Sipas informacioneve të para të policisë, i lënduari ka qenë në gjendje të rëndë dhe është transferuar në klinikat e Shkupit.

Nga SPB Tetovë konfirmuan se tek ta është denoncuar një aksident deri tek i cili ka ardhur pasi një “BMV x5” për shkaqe të papërcaktuara, derisa ka lëvizur drejt fshatit Belovisht, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë të thellë mbi 200 metrash. Automjeti disa hrrë është rrokullisur, ndërsa rënien në fund të greminës e ka ndaluar një dru. I lënduari në gjendje të rëndë është nxjerrë nga automjeti dhe është transferuar në Shkup.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kreu prokurori publik i PPTH Gostivar me një ekip të policisë. Tani për tani nuk dihet nëse në automjet ka pasur edhe persona të tjerë dhe kush e ka drejtuar automjetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button