Vetëm katër persona nga dhuna në Kuvend janë paraburgosur

Vetëm katër persona të cilët kanë qenë pjesë e dhunuesve në Kuvend më 27 prill janë paraburgosur nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.mk.

Gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit të zgjatë 8 ditë me arsyetimin se kërkesa e Prokurorisë është në procedurë  të shkurtër dhe në këtë rast sipas tyre, nuk mund të shqiptohet paraburgim më i gjatë.

Nga gjithsej 7 personat që janë arrestuar nga policia, njërit i është shqiptuar arrest shtëpiak, ndërkaq dy të tjerëve, masë paraburgimi, gjegjësisht ndalesë për lëshimin e vendit ku jetojnë, por edhe obligim që kohë pas kohe të paraqiten në Gjykatë.

Prokuroria Themelore Publike kërkoi që MPB të arrestojë 15 persona, të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në turmë, gjë që ndalon kryerjen e veprimeve zyrtare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button