LSDM: Do të zgjidhet e Qeveria e re

­LSDM­ja sot përsëriti se kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës dhe se në periudhën që pason, në pajtueshmëri me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet do të zgjidhet edhe Qeveria e re.

Proceset demokratike, siç thekson LSDM, do të vazhdojnë për shkak se kjo është ardhmëria e qytetarëve për jetë cilësore dhe kjo është rruga e Maqedonisë drejt BE-­së dhe NATO­-s.

Sipas LSDM­së, shumica parlamentare për këtë proces e ka mbështetjen e të paktën 700.000 qytetarëve të cilët zgjodhën ndryshime, por edhe të gjithë qytetarëve të tjerë dhe pjesëtarë, aktivistë të partive.

“Nuk ka më vend për politikat e tensioneve, ndarje, urrejtje, destabilizim me ç’rast të gjithë ata me dhunën e përgjakur në Parlament bënë vepër të rëndë penale, rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së deputetëve, të punësuarve në Kuvend dhe mbi institucionin shtetëror”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Prokuroria Publike dhe MPB-ja duhet të veprojnë sipas detyrës zyrtare për këtë skenar të organizuar dhe porositësit, dhunuesit dhe kriminelët të mbajnë përgjegjësi, theksojnë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button