Këshilli turk për teknologji informatike dhe komunikime e bllokoi qasje deri te Uikipedia në vend

Në Turqi mëngjesin e sotëm u ndalua qasja deri në Uikipedia – enciklopedia e lirë të cilën secili ka mundësi ta përdorë dhe redaktojë, njoftoi NTV turke.

Sipas informatave, ndalesa është imponuar nga Këshilli turk për teknologji informatike dhe komunikime nga sot, në orën 8 të mëngjesit. Arsyeja nuk theksohet, njofton BTA.

Përfaqësuesi përgjegjës në deklaratë telefonike për NTV ka theksuar se kufizimi i qasjes deri te Uikipedia është për arsye të sigurisë, ndërsa lidhur me luftën kundër terrorizmit. Ai theksoi se para kësaj nga pala turke, janë ndërmarrë iniciativa për kufizim të informatave, të cilat sipas tyre janë në dobi të grupeve terroriste, por paralajmërimet nuk janë marrë parasysh.

Thuhet se ndalesa ka qenë e imponuar paraprakisht pa u sjellë vendim gjyqësor, ndërsa vetëm me vendimin zyrtar të Këshillit. Ndalesa shkaktoi protesta në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button