BE-ja njëzëri e miratoi strategjinë për negociatat me Britaninë për Bregzitin

Liderët e vendeve anëtare të BE-së, të mbledhur sot në Bruksel në Samit të jashtëzakonshëm, njëzëri e pranuan strategjinë e përbashkët për negociatat me Britaninë e Madhe për Bregzitin.

Liderëve evropianë u janë nevojitur më pak se 15 minuta që të pajtohen me radhitjen e çështjeve për të cilat insiston BE-ja për negociatat vijuese.

Fillimisht, ato duhej të fillojnë nga mesi i majit, pas zgjedhjes së presidentit të ri të Francës, por tani janë anuluar për pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Britani.

Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk në internet faqen e tij shprehu kënaqësi nga uniteti i shfaqur.

“Negociatorët evropianë tani kanë mandat të qartë dhe preciz për negociatat”, shkroi Tusk.

Para fillimit të Samitit të sotëm ai insistoi se për BE-në tani më e rëndësishme është që të manifestohet uniteti i të gjithë 27 vendeve-anëtare.

Në letrën që Tusk ua dërgoi të gjithë anëtareve të BE-së, para Samitit, thuhet se çështja e njerëzve (statusi i evropianëve në Britani dhe i britanikëve në BE), të hollat (marrëveshjen për shumën që Britania duhet t’ia paguajë Unionit), si dhe çështja e Irlandës (kufiri midis Republikës dhe Irlandës Veriore) – janë gjërat të cilat të parat duhet të zgjidhen në negociatat me Londrën.

Britania e Madhe dëshiron që negociatat për këto çështje të rrjedhin paralelisht me negociatat për marrëdhëniet e ardhshme britaniko-evropiane, por të gjithë të tjerët në BE janë kundër mënyrës së këtillë të negocimit.

Gjermania dhe Austria tanimë e porositën qeverinë në Londër dhe për marrëdhëniet e ardhshme dhe për lidhje të marrëveshjes për tregti të lirë do të mund të negociohet madje pasi këto tre çështje, të numëruara nga Tusk, zgjidhen me sukses.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button