SHGM dhe SPGM dhe organizatat evropiane mediale kërkojnë mbrojtje të gazetarëve nga dhuna

Dënim për sulmet fizike mbi gazetarët në incidentet e djeshme në Kuvendin dhe zbatim të hetimit urgjent nga ana e institucioneve kompetente për ndriçimin e tyre sot kërkuan një grup përfaqësuesish nga organizatat ndërkombëtare gazetareske, të cilët janë për vizitë në vend dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGM).

“Duam pa mëdyshje dhe fuqimisht të reagojmë urgjent tek partitë politike dhe të gjitha trupat dhe autoritetet relevantë që t’i parandalojnë të gjitha sulmet e mëtejshme dhe të sigurojnë rrethim të sigurt për gazetarët dhe liri të shprehjes. I ftojmë autoritetet gjyqësore dhe të tjerët që të ndalojnë me praktikët gjithëpërfshirëse të mosndëshikimit. Autoritetet e Maqedonisë duhet të zbatojnë hetim të shpejtë dhe të thellë për të gjitha rastet e sulmeve mbi gazetarët”, tha Katerina Nikulçiq, e cila e lexoi deklaratën e përbashkët të Qendrës evropiane për pres dhe irive mediale (SCPMF), Federata evropiane e gazetarëve, SEEMO dhe OVST.

Tamara Çausidis e cila u drejtua në emër të SPGM dhe SHGM theksoi se kërkojnë nga organet e përndjekjes që menjëherë të dalin me aktakuza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button