Më në fund edhe Ahmeti flet për ngjarjet në Kuvend

“Ngjarjet e mbrëmshme janë ngjarje që duhet të gjykohen, dënuar nga çdo parti politike, nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, kështu është shprehur lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në lidhje me dhunën e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Është një akt i shëmtuar. Të dhunosh përfaqësuesit e popullit, të dhunosh tempullin ku qytetarët presin që të prodhohen vlera dhe demokraci dhe të sillesh si vandal është akt i turpshëm dhe i dënueshëm dhe me pasoja që rrënojnë imazhin e Republikës së Maqedonisë, imazhin e qytetarëve të Maqedonisë dhe si një akt i tillë duhet të dënohet”, tha Ahmeti.

Ai gjithashtu apeloi deri te gjithë qytetarët e Maqedonisë që ta ruajnë gjakftohtësinë, dhe “në veçantinë të shqiptarët nga intraentik të mos shndërrohet në ndëretnik, por siç ka filluar si problem politik, me mjete politike të zgjidhet dhe të marrë drejtimin e duhur drejt konstituimin e shtetit”.

“Mendojmë që Ivanovni është pjesë e problemit dhe jo zgjidhjes së problemit, nuk mendoj që vendimi në kryesi do të jetë që ne t’i përgjigjemi thirrjes së Ivanovit. Duhet të përdorim mekanizma tjera për uljen e gjakrave dhe tani të shihen se cilat do të jenë masat që duhet t’i ndërmarrim”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button