Vuçiq për gjendjen në Maqedoni: Ky është problem i të gjithëve

Kjo që po ndodh në Maqedoni nuk është problem vetëm maqedonas, por problem i të gjithë atyre që jetojmë këtu, ka deklaruar kryeministri serb dhe president i ardhshëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai ka apeluar që qytetarët e Maqedonisë problemet t’i zgjidhin në mënyrë të qetë.

“Si kryeministër i Qeverisë së Serbisë dhe si president i zgjedhur i Republikës së Serbisë çdoherë kam bërë gjithçka për mbajtjen e raporteve të mira mes Beogradit dhe Shkupit. Jam shumë i shqetësuar për zhvillimet që kanë ndodhur këtë natë dhe porosia ime e vetme është, dhe e di se qytetarët e Maqedonisë e dinë shumë mirë se ajo vjen nga një mik i sinqertë i tyre, i lus që të zgjidhin problemet dhe mospajtimet në mënyrë të qetë dhe nëse e kam të drejtë ta them, qetësimi i situatës sigurisht është në interes më të madh të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, ndërsa gjithë problemet e tjera mund të zgjidhen në tryezën e bisedimeve, në mënyrë të qetë dhe në atmosferë të qetë”, ka thënë Vuçiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button