Ndodhitë në Kuvendin e Maqedonisë, Borisov: Në raste të këtilla tensioni jepet dorëheqje

Lideri i GERB, Bojko Borisov insiston për gjetjen e një zgjidhjeje politike për situatën në Maqedoni, duke shprehur shqetësim për shkak të ngjarjeve në vendin fqinj.

“Maqedonia si shtet është me rëndësi thelbësore edhe për Bullgarinë që ta ruajë sovranitetin dhe integritetin dhe të vazhdojë në rrugën e integrimeve euroatlantike. Nuk është mirë që në kufirin tonë të ketë jostabilitet të këtillë”, deklaroi Borisov në konferencën për shtyp në Parlament.

Ai theksoi se i ka shfrytëzuar kontaktet e tij personale që t’u transmetojë politikanëve në Shkup se në raste të këtilla tensioni jepet dorëheqje, siç është bërë në Bullgari, Itali dhe në Britaninë e Madhe.

Borisov mbrëmë ka biseduar me telefon me shefin e shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button