Sela i thotë VMRO-DPMNE-së se do të pranonte zgjedhje të parakohshme, por me një kusht

Pas një orë e gjysmë replika dhe kundër-replika mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe akuzave ndaj LSDM-së, me thirrje për zgjedhje të reja, në foltoren e sotme të vazhdimit të 19 të seancës konstituive, ka folur edhe Ziadin Sela nga Aleanca Shqiptare, i cili i ftoi deputetët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike dhe për Gjykatë Speciale, ndërkaq më pas ai do të votojë edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Portalb.mk.

“Le të jenë edhe zgjedhjet parlamentare edhe ato lokale bashkërisht, por fillimisht hajde të votojmë për PSP-në me dy të tretat e shumicës, për Gjykatë Speciale, pastaj të shkojmë në zgjedhje. Unë do të votoj, pyeteni kryetarin tuaj dhe tregoni. Unë e di se nuk jeni të gatshëm për të votuar për PSP-në, për atë pas të gjitha fjalëve të mëdha fshihet frika  nga përgjegjësia përpara ligjit”, tha Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button