Johanesburg: Në një aksident rrugor e kanë humbur jetën 20 fëmijë
Të paktën 20 fëmijë e kanë humbur jetën kur minibusi i shkollës që i transportonte ata është përplasur në një kamion dhe në të shpërtheu zjarr. Aksidenti ka ndodhur në provincën Mupmalanga, kumtoi shërbimi lokal i emergjencës, transmeton MIA.
“Është konfirmuar se e kanë humbur jetën 20 persona”, deklaroi zëdhënësi i shërbimit emergjent Rasel Meiring.
Shumica e fëmijëve ishin bllokuar në autobus dhe menjëherë kanë vdekur gjatë përplasjes, shtoi ai.
Disa fëmijë i kanë mbijetuar aksidentit dhe menjëherë janë hospitalizuar.
Hetimi për arsyer e aksidentit është në vijim