Ivanov-Ivaniq: Maqedonia dhe BeH duhet të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik

Marrëdhëniet politike mes Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës janë të shkëlqyera, por mungon bashkëpunimi më intensiv ekonomik në të cilën duhet të punohet në periudhën e ardhshme, vlerësuan presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe kryesuesi me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës Mladen Ivaniq të cilët sot mbajtën fjalim në forumin e biznesit në Shkup.

Të dy theksuan se ekziston bazë solide për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik dhe shprehën gatishmërinë për krijimin e kornizës juridike me qëllim të rritjes të këmbimit tregtar mes të dy shteteve.

Sipas presidentit Ivanov, të dhënat statistikore të cilat tregojnë se Bosnja e Hercegovina ka madje 20 partnerë tregtar në Maqedoni, ndërsa këmbimi tregtar në vitin 2016 ka arritur 155,7 milionë dollarë, nuk korrespondojnë me nivelin e lartë të marrëdhënieve politike, kulturore dhe shoqërore që ekzistojnë mes të dy shteteve.

Ai shtoi se ka bazë solide për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, gjegjësisht të dy shtetet i kanë parakushtet themelore siç është besimi i ndërsjellë, markat e njohura dhe të pranueshme, si dhe tregje të hapura dhe miqësore.

Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik, Ivaniq shfaqi shpresën se së shpejti do të arrijnë të mundësojnë udhëtim nga njëri shtet në shtetin tjetër me letërnjoftim, hapjen e linjës së drejtpërdrejtë ajrore mes Shkupit dhe Sarajevës dhe qasje të përbashkët në tregjet e treta të kompanive të Maqedonisë dhe kompanive nga Bosnja.

Në periudhën e ardhshme pritet të dy vendet të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe marrëveshje për bashkëpunim mes odave ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button