Google Duo, tani me telefonata zanore në botë (FOTO)
![](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2015/12/Google1-637x424.jpg?fit=637%2C424&ssl=1)
Telefonatat zanore vijnë dhe në Google Duo, videoçati i Google. Ky funksion ishte i disponueshëm vetëm në Brazil muajin e kaluar, por tashmë do të jetë i mundur në çdo pjesë të botës, përcjell top-channel.
Aplikacioni në origjinën e tij u projektua për komunikime video, por funksioni zanor e afron më shumë Duon me çate të tjera si WhatsApp.
Telefonatat zanore mund të përdoren, si në Android edhe në iOS, thjesht duke klikuar në pulsantin që ndodhet në pjesën e sipërme të aplikacionit.