Propozim martese me një tullumbac… në hapësirë!

Propozim martese jashtë nga bota për një çift të fejuarish amerikanë, që shkëmbyen premtimin e madh falë ndërmjetësimit të një arushi të bardhë prej pellushi me një zemër të madhe të kuqe të lëshuar në kufijtë e atmosferës me një balonë sondë shkruan Bordo.al.

Mbrapa arushit ndodhet një pamje e mrekullueshme e Tokës, ndërsa në plan të parë kartolina ku shkruhe, “Amy, je me të vërtetë përtej botës! A do të martohesh me mua?”.

Kjo sipërmarrje që përdundoi me një “po”, u sajua nga Erik Rasmussen, një i apasionuar për hapësirën që jeton në Oregon.

Ky djalosh me 500 dollarët që harxhoi për këtë mesazh, jo vetëm që pushoti përgjithmon zemërn e të dashurës së tij, por kontribuoi gjithashtu financiarisht në projektin “Earth to sky calculus”, nëpërmjet të cilit studentët kalifornianë lëshojnë balona sondë për të matur efektet e rrezatimit mbi atmosferën e tokës dhe për të kërkuar forma të reja jete në zonën më ekstreme, atë të stratosferës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button