Lavrov paralajmëron SHBA-të për “veprimet kundër Koresë së Veriut”

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, shprehu shpresën se SHBA-të nuk do të ndërmarrin veprime të njëanshme kundër Koresë së Veriut siç ndodhi sipas tij, kohët e fundit me Sirinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lavrov e bëri një deklaratë të tillë duke komentuar deklaratën e sotme të Zv/presidentit amerikan, Mike Pence, i cili gjatë një vizite në zonën e demilitarizuar në kufirin mes Koresë së Jugut dhe Veriut paralajmëroi Phenianin se periudha e durimit strategjik të SHBA-ve ka përfunduar, duke shprehur mosdurim për shkak të refuzimit që Koreja e Veriut të tregojë gatishmëri që të heqë dorë nga armët bërthamore dhe raketat balistike.

Ministri i Jashtëm rus deklaroi se nëse paralajmërimet e Pence mund të kuptohen si kërcënim, duke marrë veprime të njëanshme kundër Koresë së Veriut, në këtë rast kjo është një “rrugë shumë e rrezikshme”.

“Shpresoj se nuk do të ketë veprime të njëanshme sikur ato që i pamë kohët e fundit në Siri dhe se SHBA-të nuk do të ndjekin linjën të cilën Trump shpesh e predikonte gjatë fushatës”, tha Lavrov.

Pasi forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad më 10 prill kryen sulm me armë kimike në Idlib, në të cilin humbën jetën mbi 100 civilë, me urdhër të Presidentit amerikan Donald Trump, forcat amerikane bombarduan bazën ajrore në Homs dhe kjo njëherësh ishte sulmi i parë dhe i vetëm i drejtpërdrejtë ushtarak amerikan në pozicionet e forcave të Asadit në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button