Mrekulli në brigjet spanjollë: Shpëtohen më shumë se 200 emigrantë nga mbytja

Më shumë se 200 migrantë u shpëtuan në det që prej të mërkurës në jug dhe në lindje të Spanjës, njoftoi sot Roja Civile dhe Shpëtimi Detar, transmeton Syri.net.

Shumica e migrantëve u dërguan në portet e Andaluzisë ku mbërritën sot në mëngjes (62 në Barbate dhe 52 në Mortil).

Sipas një zëdhënësi të shërbimeve të shpëtimit, ata janë të gjithë mirë dhe nuk ka të plagosur mes tyre.

Të 62 migrantët e dërguar në Barbate janë meshkuj të ardhur nga Magrebi, mes të cilëve edhe 18 minorenë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button