Në rrjedhë është kontraktimi i marrëveshjeve ndërmjet përpunuesve të duhanit dhe blerësve të tij

Deri në fund të muajit duhet të dihet se sa kultivues të duhanit do të kontraktojnë marrëveshje me monopolet për rekoltën e ardhshme.

Kultivuesit e duhanit i morën listat evidentuese në të cilat i paralajmërojnë sipërfaqet për prodhimin e ri. Deri në afatin e fundit që skadoi më 31 mars, u kërkuan 23.4000 lista evidentuese apo pothuajse njejtë si vitin e kaluar.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), udhëheqja elektronike e evidentimit për secilën parcelë e uli numrin e marrëveshjeve të dyfishta dhe të trefishta që prodhuesit i kontraktonin me disa ndërmarrje, por edhe i detyroi blerësit të shpejtojnë me nënshkrimin e marrëveshjeve para përfundimit të afatit ligjor, 10 prillit.

Kultivuesit e duhanit deri në fund të marsit e paraqitën prodhimin e ri në njësitë rajonale të MBPEU-së, para se të nënshkruajnë marrëveshje me blerësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button