SHBA i paralajmëron amerikanët nga sulmet e mundshme terroriste në Maqedoni

Ambasada e SHBA-së në Maqedoni, i ftoi qytetarët e saj që të jenë të kujdesshëm gjatë kohës së qëndrimit të tyre me rastin e festave në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Ambasada apelon që amerikanët në vend t’i mënjanojnë tubimet e mëdha, festivalet dhe ngjarjet me karakter publik, duke theksuar se “terroristët në rajon gjatë periudhës së fundit janë përpjekur për sulme të caqeve të vogla siç janë kishat dhe vendet e tjera për rite fetare, qendrat sportive dhe tregtare, sallat për koncerte dhe tubimet publike”.

Nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni, i rekomandojnë qytetarët e Maqedonisë që ta mbajnë në nivel kujdesin, të jenë në rrjedhë me ndodhitë ne vend dhe t’i ndjekin lajmet lokale.

Nëse ka ndonjë nevojë, nga Ambasada, thonë që ta kontaktojnë përfaqësinë diplomatike në Shkup.

Për rrezik nga sulmet eventuale terroriste, mbrëmë ka alarmuar edhe MPB, e cila paralajmëroi përforcim të masave të sigurisë.

Paralelisht me paralajmërimin për Maqedoninë, Stejt Departamenti Amerikan dërgoi thirrje të ngjashme edhe për amerikanët në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët u publikuan nëpërmjet ambasadave në Tiranë dhe Prishtinë. Gjendja është më kritike, pasi që Policia e Kosovës ndjeshëm e ka rritur nivelin e sigurisë, veçmas në kisha dhe manastire.

Në rrethinën e Pejës, është arrestuar një burrë i cili në rrjetet sociale ka bërë thirrje për kryerjen e sulmeve gjatë festave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button