Bëni dhëmbët e bardhë në shtëpi për vetëm 3 minuta me këtë metodë

Të gjithë kanë dëshirë t’i kenë dhëmbët e bardhë. Dhëmbët e bardhë janë ëndërr për shumë njerëz dhe kjo është arsyeja pse shumica shpenzojnë shumë para në trajtime të ndryshme për zbardhimin e tyre.

Por, përveç trajtimeve konvencionale, ka disa trajtime natyrale të cilat janë mjaft të dobishme dhe që nuk kushtojnë.

Një nga këto trajtime është zbardhimi i dhëmbëve me sodë buke dhe lëng limoni. Kombinimi i këtyre përbërësve është shumë i dobishëm, transmeton Gazeta Express.

Kështu mund ta përgatisni dhe ta përdorni kombinimin e këtyre përbërësve të mahnitshëm.

Përbërësit për pastën natyrale:

-Disa lugë çaji sodë buke

-Mjaftueshëm lëng limoni ose ujë për të formuar një pastë

-Një brushë për dhëmbë

Udhëzimet:

Së pari, përzieni sodën me mjaftueshëm lëng të freskët limoni për të bërë pastë. Më pas, fshini dhëmbët tuaj duke përdorur një peshqir letre. Vendosni një sasi të konsiderueshme paste në brushën e dhëmbëve dhe aplikojeni në dhëmbë.

Lëreni për 1 minutë dhe më pas pastrojeni gojën me ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button