6 gjërat që duhet të dini për përbindëshin që Trump hodhi kundër ISIS (FOTO+VIDEO)

Forcat amerikane në Afganistan kanë goditur pozicionet e Shtetit Islamik, në kufirin me Pakistanin, me bombën më të madhe jo bërthamore. Është hera e parë që kjo bombë speciale përdoret në luftime. Por çfarë ka të veçantë?

1. Si quhet?

Emri zyrtar është Guided Bomb Unit, Massive Ordnance Air Blast (bombë me precision dhe shpërthim të madh). Në gjuhën e përditshme të ushtarakëve thirret me akronimin MOAB, Mother Of All Bombs, nëna e të gjitha bombave. Emri vjen si një kujtesë e kërcënimit me “Nënën e të gjitha luftërave”, të bërë nga presidenti i Irakut Sadam Husein më 1991, kur koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA nisi fushatën e bombardimeve ajrore për çlirimin e Kuvajtit, pushtuar nga forcat irakene më 2 gusht 1990, transmeton Syri.net.

2. 14-vjeçarja është “bijë” e Daisy Cutter nga lufta e Vietnamit

Kjo bombë është testuar për herë të parë në mars 2003, pak para pushtimit të Irakut. MOAB rrjedh nga BLU-82B, e quajtur “Daisy Cutter”, një bombë nga koha e luftës së Vietnamit që peshonte 6800 kg dhe u përdor për pastrimin e minave në xhungël dhe shkretërirë. Ajo u përdor me efekt shkatërrues kundër forcave irakene më 1991. 225 bombat e fundit BLU-82 u përdorën më 2008 dhe u zëvendësuan zyrtarisht nga MOAB.

Image

3. Është gjigante!

GBU-43/B është “përbindëshi i artilerisë amerikane” shkruante reporteri i luftës Gary Brecher më 2003. MOAB peshon mbi 10 mijë kg dhe është arma më e fuqishme jobërthamore e arsenalit të SHBA.  Ajo është e mbushur me eksploziv H6, i cili është 1. 35 herë më i fuqishëm se TNT për 11 tonë në rrezen 1 milje (1.6 km). Bomba është rreth 10 metra e gjatë e me diametër mbi një metër dhe mund të hidhet vetëm nga aeroplanë transporti C-130 të modifikuar në mënyrë speciale.

Image

4. Është e frikshme

MOAB është bombë që shpërthen në ajër, duke krijuar valë goditëse që shemb tunele e bunkere dhe fshin gjithë personelin armik të kapur brenda rrezes së shpërthimit.

5. Është e shtrenjtë, 16 milion dollarë copa

MOAB është prodhuar nga kompania Dynetics me bazë në Alabama. Pentagoni ka porositur vetëm 20 bomba, me kosto 16 milionë dollarë secila. I gjithë programi kushton rreth 314 milionë dollarë.

Image

6. Është edhe babai rus

Pasi SHBA testoi MOAB-in më 2003, Rusia zhvilloi bombën e saj termobarike, të quajtur “Babai i të gjitha bombave” dhe e testoi më 2007. Për të dihet shumë pak, por ushtarakët rusë thonë se është katër më e fuqishme dhe me rreze shpërthimi dy herë më të madhe se mega-bomba amerikane.


Testi i bombes me te fuqishme mbi toke jo nukleare by news-al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button