Mbi një milion qytetarë të Turqisë kanë votuar jashtë kufijve të vendit për referendumin në Turqi

Mbi një milionë qytetarë të Turqisë kanë votuar jashtë kufijve të vendit në referendumin për ndryshime kushtetuese, me çka mund të vendoset sistemi presidencial i drejtimit të Turqisë. Dje përfundoi votimi i qytetarëve të Turqisë të cilët jetojnë jashtë vendit.

Në territorin e vendit votimi i referendumit do të mbahet më 16 prill.

Sipas mediave jehona e qytetarëve të Turqisë jashtë vendit është rreth 51-52 për qind nga gjithsej 2,5 milionë votues në 31 vende në Evropë.

Fletëvotimet do të dërgohen në Turqi me aeroplanë të kompanisë “Turkish erlajns”, ndërsa rinumërimi i tyre do të mbahet më 16 prill, menjëherë pas përfundimit të votimit në vend.

Këto vota do të kenë rëndësi të barabartë, sikurse votat e personave të cilët jetojnë në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button